Studimet e arsimit të lartë në Suedi

Janë të shumtë ata që mendojnë të studiojnë në nivelin e arsimit të lartë, që nga studentët që sapo kanë përfunduar studimet e shkollës së mesme dhe dëshirojnë të vazhdojnë arsimimin e tyre, e deri te të rriturit që dëshirojnë të mësojnë diçka të re duke kryer kurse në distancë. Arsimi i lartë është pozitiv për zhvillimin profesional të një individi dhe rrit aftësinë e tij konkurruese në tregun e punës. Studentët shtojnë aftësitë e tyre ndërkulturore dhe gjuhësore, duke përmirësuar mundësitë e tyre në botën e sotme që globalizohet gjithnjë e më shumë.

Në këtë broshurë, dotë gjeni informacion rreth studimeve në nivel universitar në Suedi. Këtu ju mund të zbuloni më shumë rreth universiteteve dhe kolegjeve, kurseve dhe programeve, procesit të aplikimit, mbështetjes financiare gjatë studimeve tuaja, informacion praktik rreth akomodimit dhe punësimit pas studimeve.

Studime universitare për të gjithë

Universitetet dhe kolegjet suedeze janë të hapura për këdo që dëshiron të vazhdojë studimet Një pjesë gjithnjë e në rritje e popullsisë studion në universitet në një moment të caktuar të jetës. Disa kalojnë direkt në arsimin e lartë pas përfundimit të shkollës së mesme, ndërsa të tjerë zgjedhin që në fillim të punojnë ose të udhëtojnë jashtë vendit përpara se të nisin universitetin. Shumica e studentëve janë të moshës 20 deri 25 vjeçare, megjithëse shumë janë më të mëdhenj në moshë.

Universitetet e Suedisë po bëhen gjithnjë e më multikulturore. Shumë studentë të huaj vijnë në Suedi si pjesë e programeve të ndryshme të shkëmbimit të studentëve. Atmosferës multikulturore i jepet një konsideratë e lartë në arsimin e lartë dhe bëhet shumë për të kontribuuar në rritjen e diversitetit.

Fakte dhe shifra të arsimit të lartë në Suedi

  • Numri i studentëve që studiojnë në Suedi çdo vit: 357 000
  • Numri i programeve që ofrohen në nivel Bachelor dhe Master: më shumë se 4000
  • Numri i programeve që ofrohen në anglisht në nivel Bachelor dhe Master: më shumë se 700
  • Përqindja e popullsisë suedeze të moshës 30-34 vjeçare me të paktën dy vjet studime të larta: 47,5 %
  • Shuma maksimale e financimit studentor në vit e disponueshme për një student me kohë të plotë (kombinim i granteve dhe huave): 90 240 SEK
  • Përqindja e aplikanteve fillestare femra në vitin 2012: 58 %
  • Numri i studentëve të rinj me origjinë të huaj për periudhën 2011-2012: 13 100
  • Numri i studentëve që kryejnë studime në distancë: 68 000
  • Numri i studentëve për doktoraturë për semestrin e vjeshtës 2012: 19 000
  • Numri i studentëve që studiojnë jashtë vendit  për periudhën 2011-2012: 27 700
  • Norma e papunësisë për studentët që kishin përfunduar vetëm arsimin e mesëm: 7,3 %
  • Norma e papunësisë për studentët që kishin studiuar në arsimin e lartë: 4,8 %
Page last updated 2015-09-30