Ekzistojnë disa lloje të ndryshme akomodimi të disponueshme për studentët. Nëse jeni pranuar në një kurs apo program në një universitet në vendin ku jetoni, mund të zgjidhni sigurisht të vazhdoni të jetoni aty ku banoni aktualisht. Opsione të tjera janë marrja me qira e një apartamenti për studentë apo një dhome në konvikt. Nëse jetoni në konvikt, do të keni dhomën tuaj personale dhe do të ndani kuzhinën me studentët e tjerë.

Llojet e akomodimit të disponueshme për studentët mund të variojnë në varësi të vendit ku ndodhet universiteti. Vendi më i mirë për të gjetur informacion rreth asaj që disponohet është uebsajti i universitetit që planifikoni të frekuentoni. Akomodimi për studentët, bashkë me informacionin në lidhje me të, mund të sigurohet nga institucioni, Unioni Studentor ose kompanitë private të strehimit.

Gjetja e një vendi për të jetuar gjatë studimeve mund të jetë e vështirë. Është shumë e rëndësishme që ta filloni kërkimin herët, veçanërisht nëse do të studioni në një qytet të madh. Te studera.nu mund të gjeni informacion kontakti për të gjitha universitetet dhe kolegjet në Suedi, si edhe informacion rreth akomodimit të garantuar.

Page last updated 2015-09-30