Këshilli Suedez për Arsimin e Lartë (UHR) në bashkëpunim me universitetet dhe kolegjet suedeze është përgjegjës për procesin e pranimit në kurse dhe programe. Studentët mund të aplikojnë në të gjitha universitetet dhe kolegjet suedeze në uesbajtet Antagning.se (për kurset dhe programet që jepen në suedisht) dhe Universityadmissions.se (për kurset dhe programet që jepen në anglisht).

Nëse keni një identitet të mbrojtur, të dhëna personale që nuk mund të zbulohen ose arsye të tjera për të mos aplikuar në internet, mund të kontaktoni me UHR për ndihmë. Më shumë informacion mund të gjendet në uebsajtin studera.nu dhe Antagning.se.

Informacione rreth procesit të aplikimit, kushteve për të drejtën e aplikimit dhe procesit të përzgjedhjes mund të gjenden në uebsajtin Antagning.se (në suedisht) ose Universityadmissions.se (në anglisht). Aty mund të kërkoni për kurse dhe programe, mund të krijoni një llogari përdoruesi, mund të dorëzoni aplikimin tuaj për pranim dhe të merrni rezultatet tuaja të pranimit. Ju lutemi vini re se Universityadmissions.se është uebsajt i përshtatur për nevojat e studentëve ndërkombëtarë, por mund të gjeni informacionin përkatës rreth pranimeve në anglisht dhe katalogun e plotë të kurseve dhe programeve të ofruara në anglisht në uebsajt.

Viti i aplikimeve ndahet në dy semestra. Semestri i vjeshtës fillon në gusht/shtator dhe përfundon në mes të janarit. Semestri i pranverës fillon në mesin e janarit dhe përfundon në qershor. Afatet përfundimtare të aplikimit janë:

  • Për studentët ndërkombëtarë për kurset dhe programet që jepen në anglisht (të gjithë studentët mund të aplikojnë në këtë raund pranimesh nëse dëshirojnë), 15 janari për semestrin e vjeshtës dhe 15 gushti për semestrin e pranverës
  • Për rezidentët e Suedisë ose vendeve të BE-së / Zonës Ekonomike Evropiane për kurset dhe programet që jepen në suedisht dhe anglisht (vini re se disa kurse që ofrohen në raundin e parë nuk ofrohen gjatë këtij raundi pranimesh), 15 prilli për semestrin e vjeshtës dhe 15 tetori për semestrin e pranverës

Nëse dëshironi të studioni gjatë verës, universitetet ofrojnë një shumëllojshmëri kursesh të shkurtra të ndryshme. Afati përfundimtar për aplikimin për kurset verore është 15 marsi.

Page last updated 2015-09-30