Ekzistojnë opsione të tjera për studentët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet pas shkollës së mesme. Arsimi i Lartë Profesional (Yrkeshögskolan) kombinon studimet teorike dhe ato praktike në bashkëpunim të ngushtë me punëdhënësit dhe industrinë. Programet ofrohen në fushat ku ka kërkesë për kompetencë në atë zonë. Më shumë informacion mund të gjendet në uebsajtin www.yrkeshogskolan.se.

Studentët mund të studiojnë gjithashtu në kurse dhe programe në një shkollë të mesme popullore. Ekzistojnë rreth 175 shkolla të mesme popullore në Suedi, të cilat ofrojnë arsim për të rritur në një numër lëndësh. Shkollat e mesme popullore mund të përgatisin studentët për universitet, ose mund t'u ofrojnë individëve arsim të mëtejshëm në fushat që u interesojnë atyre. Zbuloni më shumë në uebsajtin www.folkhogskola.se.

Page last updated 2015-09-30