Vendi më mirë për të gjetur informacion rreth punëve dhe profesioneve, perspektivave të punësimit dhe arsimit që ato kërkojnë është Zyra Publike Suedeze e Shërbimeve të Punësimit. Uebsajti i tyre, http://www.arbetsformedlingen.se/, përmban shumë informacion të dobishëm rreth karrierës dhe për individët që kërkojnë punësim. Te studera.nu ju do të gjeni parashikimet e tregut të punës për programe të ndryshme studimi.

Nëse keni përfunduar studimet në një vend tjetër, ato mund të vlerësohen nga Këshilli Suedez për Arsimin e Lartë. Nëse aplikoni për studime universitare në Suedi, kualifikimet tuaja të arsimit të mesëm dhe të lartë do të vlerësohen në lidhje me të drejtën për të vazhduar kursin apo programin për të cilin keni aplikuar. Ju mund të kërkoni gjithashtu një vlerësim të veçantë për kualifikimet tuaja për qëllime punësimi. Ky vlerësim është i rëndësishëm për ju dhe punëdhënësin tuaj kur aplikoni për punë. Në rastin e profesioneve që kërkojnë autorizim zyrtar, regjistrim, etj., kualifikimet tuaja do të vlerësohen nga autoritete të tjera. Mund të gjeni më shumë informacion nga Këshilli Suedez për Arsimin e Lartë në uebsajtin www.uhr.se.

Page last updated 2015-09-30