Universitetet suedeze ofrojnë mijëra kurse dhe programe që jepen në suedisht dhe anglisht. Studentët që nuk e zotërojnë ende nivelin e kërkuar të suedishtes (suedisht 3, niveli i suedishtes që mësohet në vitin e 3-të të shkollës së mesme) mund të studiojnë në kurset që jepen në anglisht.

Suedishtja për Emigrantët (SFI) nuk është e detyrueshme për studimet e arsimit të lartë. Të gjithë katalogun e kurseve që jepen në suedisht mund ta gjeni në uebsajtin Antagning.se.

Këto kurse mund t'i krahasoni duke përdorur funksionin “Jämför utbildning” (e disponueshme vetëm në suedisht) në uebsajtin studera.nu. Universityadmissions.se ka katalogun e plotë të kurseve që jepen në anglisht.

Ju lutemi vini re se kurset që jepen në anglisht kanë një kusht të caktuar minimal për anglishten. Më shumë informacion rreth asaj që kërkohet për studimet mund të gjeni në uebsajtin Antagning.se, Universityadmissions.se, ose në uebsajtin e universitetit që ofron kursin.

Page last updated 2015-09-30