Shumica e universiteteve suedeze kanë marrëveshje me universitetet e huaja për lloje të ndryshme programesh studimi jashtë vendit. Koha juaj e studimeve jashtë vendit konsiderohet si pjesë e programit suedez dhe kreditet e fituara në institucionin pritës do të pranohen pas kthimit tuaj.

Për të marrë pjesë në një program studimi jashtë vendit, duhet të pranoheni në një universitet apo kolegj suedez dhe, në shumicën e rasteve, duhet të keni fituar një numër të caktuar kreditesh në Suedi përpara se të largoheni për studime në një vend të huaj.

Studentët mund të përdorin grantet dhe huatë e marra nga CSN për studimet e tyre jashtë vendit. Në shumë raste, studentët kanë të drejtën të marrin edhe një bursë shtesë. Për të zbuluar më shumë, duhet të kontaktoni me koordinatorin tuaj ndërkombëtar pranë universitetit tuaj. Në uebsajtin studera.nu mund të gjeni edhe informacion rreth studimit jashtë vendit.

Erasmus+

Programi më i madh i shkëmbimit të studentëve quhet Erasmus+, programi i Bashkimit Evropian për studimet në Evropë. Erasmus+ u ofron studentëve mundësinë të studiojnë 3 deri 12 muaj në një universitet tjetër në një vend evropian. Studentët e Erasmus nuk paguajnë pagesa shkollimi dhe marrin bursë prej 315 ose 375 eurosh në muaj. Studentët e Erasmus+ mund të studiojnë në nivel Bachelor, Master ose doktorature.

Mund të gjeni më shumë informacion rreth programit Erasmus+ në studera.nu.

Page last updated 2015-09-30